Romanet romancë përgjithësisht mendohen si të lumtura, ndaj është ironike që gjatë festave ky zhanër ka hyrë në një luftë online.
Gjithçka nisi kur një organizatë e quajtur “Romance Writers of America” (RWA) ka suspenduar anëtaren e dikurshme të bordit, Courtney Milan, një noveliste bestseller. Arsyeja? Milan, e cila është me prejardhje kinezo-amerikane, ka shprehur shqetësime në Twitter mbi një “ngatërresë të dreqit” në industri, duke nxitur kolegët e saj novelistë të nisin ankesa formale në RWA, transmeto Koha Ditore shkrimin e Nypost.
Në vend se të merrej me komentet e saj, organizata e ka ndëshkuar atë për cenimin e kodit të saj etik me “negativitetin” e saj. Suspendimi i Milanit nga RWA ka nxitur një tërbim në mediat sociale. Hashtagu #IStandWithCourney ka shpërthyer gjithandej në përkrahje të Milanit.
“Nëse Romancelandia është duke u ndarë në dysh, unë do të jem në anën e Courtney Milanit”, ka shkruar ajo duke mbledhur mbi 1 mijë pëlqime.
Autori i fantashkencës, John Scalzi, është tallur me qasjen e RWA-së pikërisht para festave. Ndërkaq autorja Alyssa Day ka bërë të ditur dorëheqjen e saj nga organizata. “Kam dhënë dorëheqje nga RWA”, ka “cicëruar” ajo në prag të Kërshëndellave.
“Lejimi i racistëve për ta përdorur Kodin e Etikës së RWA kundër dikujt që bën thirrje kundër racizmit është kundër gjithçkaje që përfaqëson një kod etike, dhe ky rezultat është fort i gabuar. Boll më”. Shumë autorë janë tallë me RWA-në, që ka menduar se ajo mund të lëshojë një lajm të tillë gjatë Kërshëndellave e të mos vihet re nga askush....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Twitteri ia bllokon llogarinë një aktoreje të Bollywoodit për shkak të gjuhës së urrejtjes
-
Pas pezullimit të emisionit të Jimmy Kimmel, Angelina Jolie thotë se nuk po e njeh më Amerikën
-
John Mulaney reagon ashpër ndaj kërcënimeve që po merr familja e tij
-
Instagrami dështon ta kufizojë gjuhën e urrejtjes ndaj grave politikane
-
Incidenti i tretë me radhë me anëtaren e sigurimit në festivalin e Cannes