Arianit Gjibegjiu është nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”. Objekti fantastik i shtrirë në dy etazhe ka histori më shumë se 100-vjeçare. E historinë ky nxënës thotë se e mëson duke e prekur atë.
Pesëmbëdhjetëvjeçari thotë se “mësimi në një objekt që ka histori të vjetër, është njësoj si të mësohet vetë historia”, shkruan sot Koha Ditore.
“Njësoj si Kalaja që dëshmon një histori, edhe ky objekt na mundëson me i kuptu kohët, se si kanë vepruar paraardhësit tanë”, thotë ai.
Gjibegjiu ka mësuar se nga shkolla ku ai ndjek mësimet kanë dalë shumë emra profesionistësh e eminentësh. E vetë atij, mësimi aty i jep ndjesi të mirë...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
-
Një këmbësor goditet nga vetura afër shkollës “Ismail Qemali”
-
Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade
-
“ë” me personazhin e pafjalë të gjuhës së shtypur
-
Dita e Librit “shfleton” zbehjen e leximit, përballet me IA-në