“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” me tekst të Veton Surroit e regji të Andras Urban ka ardhur sonte premierë për publikun e Prishtinës.
Shfaqja mes katër aktesh, ka sjell për publikun vendor një mozaik të ngjarjeve historike për gati një shekulli të vendit. Midis teatrit modern dhe atij klasik, me një gjuhë të drejtpërdrejt, shfaqja ka zbërthyer hapat e shtetit deri te Kushtetuta e vitit 1974, në kuadër të ish-Jugosllavisë për të shkuar te lufta e fundit.
Në shfaqje, një drejtues i partisë komuniste dhe një primadonë e teatrit janë kapur në një marrëdhënie dashurie e cila u mbijeton sfidave.
Dy reprizat e para të shfaqjes do të jenë me nesër mbrëma më 29 tetor dhe pasnesër mbrëma më 31 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” bazohet në romanin bestseller të shkrimtarit Veton Surroi, “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”. Romani u promovua në qershor të vitit 2016 dhe ishte vepra më e shitur gjatë Panairit të librit “Prishtina 2017”.
Më shumë detaje rreth shfaqjes mund të lexoni në numrin e së martës (29 tetor) të Kohës Ditore.
-
“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” në prag të finalizimit, premiera jepet të hënën në TKK
-
“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” përthekon një shekull histori
-
TKK: “Shfaqja e fundit…” e Veton Surroit, të hënën premierë në Teatrin Kombëtar
-
Teatri me turne nëpër katër qytete të Kosovës, një javë edhe në Tiranë
-
“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” sfidon me qasjen historike