Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shfaqja ‘Artisti i vetëm’ sonte premierë në teatrin ‘Faruk Begolli’

Teatri ‘Faruk Begolli’ i AAB-së në Prishtinë shfaq sonte premierën “Artisti i vetëm”, me autor dramaturgun gjerman Ralph Hammerthaler. Në të luan aktori Naim Berisha ( në rolin e personazhit Hans Klipp), i cili njëkohësisht është edhe regjisor i shfaqjes, kurse regjisor mbështetës është Shkelqim Bunjaku.

“Artisti i vetëm” trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për tu vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Personazhi i vetëm i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrëfen jetën e tij, momentet kulminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen. Në fund të shfaqjes Hans Klip vetëlargohet dëshpërueshëm nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.

Shfaqja në mesazhin e saj, bënë thirrje për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri që është zvetënuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivlerës.

Premiera e shfaqjes vjen më datë 2 nëntor në ora 18:00 në Teatrin “Faruk Begolli” në AAB.

{gallery}