Objekti i Fakultetit të Arteve shihet që po merr një pamje tjetër, dhe një ndërhyrje e tillë ka nxitë reagime te qytetarët e Kosovës.
Gurët e këtij objekti, që kanë qenë edhe si pjesë identifikuese e këtij objekti, janë duke u mbuluar me stiropor, dhe ky investim shihet të jetë një humbje e origjinalitetit të këtij objekti.
Agim Selimi, drejtor i Fakultetit të Arteve ka shpjeguar për KultPlus në lidhje me këtë ndërhyrje, dhe sipas tij, ky investim është duke u bërë prej Bankës Botërore.
“Është investim i Bankës Botërore, njëjtë është investuar edhe në Shkollën e Muzikës dhe në disa objekte të tjera të fakulteteve”, ka thënë Selimi.
Ai shpjegon se kjo ndërhyrje është duke u bërë për ruajtjen e energjisë në objekt, ku janë edhe duke u mbuluar gurët e këtij objekti.
Edhe
Fakulteti i Arteve fasadon objektin e radhës, pret kushte më të mira pune
“Por faza tjetër është që do të jetë një lloj imitimi i këtyre gurëve”, ka thënë Agim Selimi, i cili shpjegon se ai nuk është pyetur për këtë ndërhyrje, sepse një vendim i tillë është marrë më herët, jo në kohën prej se e udhëheqë këtë fakultet.
Selimi ka shtuar se nuk e di kohën se kur do të përfundojë ky intervenim, dhe, sipas tij, puna brenda këtij objekti është duke u zhvilluar normalisht, sepse punët janë duke u kryer vetëm në pjesën e jashtme./KultPlus.com
-
Zotim në fushatë për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik
-
Rama kërkon të hiqen masat e BE-së: Janë bllokuar rreth 20 milionë € për Sallën Koncertale e Muzeun e Artit
-
Bartja e mjeteve nga investimet kapitale te subvencionet konsiderohet në dëm të ekonomisë
-
Studentët imagjinojnë strukturat anatomike e aparati 3D që i virtualizon ato qëndron në depo