Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sheholli, etnomuzikologu që hapi kapitull të ri në studimet albanologjike

Prishtinë, 12 mars – Fiks 34 vjet të jetës Bahtir Sheholli ia kishte falur Institutit Albanologjik të Prishtinës prej ditës kur ishte punësuar si hulumtues në sektorin e etnomuzikologjisë. Por në 10-vjetorin e vdekjes së punonjësit shumëvjeçar, IAP-i ka zgjedhur botimin e një libri me punime shkencore për të vlerësuar kontributin e tij. 13 punime studimore, gjashtë recensione dhe tri nekrologji janë pjesë e librit “Veçori melopoetike të këndimeve tradicionale”, që u përurua të mërkurën paradite në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në tryezën shkencore “Veprimtaria shkencore dhe intelektuale e Bahtir Shehollit”, që u mbajt me rastin e përurimit, kolegë dhe studiues e kanë vlerësuar atë si nismëtar të etnomuzikologjisë shqiptare në Kosovë.

I shkolluar në sektorin e etnomuzikologjisë në Katedrën e Historisë Muzikore dhe të Folklorit Muzikor në Beograd, Sheholli kishte vijuar specializimin e tij në konservatorin e muzikës në Shën Petërsburg. Kontributet e tij gjatë viteve ’70 kishin qenë në pedagogji: njëherë si mësimdhënës në Gjimnazin e Podujevës e më vonë edhe në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prishtinë.

Shumë prej studimeve të tij ishin botuar në revistën shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe Etnologji”.

“Janë punime shkencore për zhanre muzikore të veçanta dhe për këndimin tradicional. Ato i ka trajtuar dhe analizuar në kontekstin historik dhe sociokulturor, në rrafshin përmbajtjesor, përkatësisht në rrafshin tekstor, artistik dhe muzikor-melodik, apo siç e thoshte ai melopoetik”, ka thënë kolegia dhe bashkëpunëtorja e tij Muzafere Mustafa.

Edhe Demonstratat e 1981-s, Rexhep Qosja dhe gjendja e albanologjisë Shtojca për Kulturë Demonstratat e 1981-s, Rexhep Qosja dhe gjendja e albanologjisë

Ndërkaq drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, ka vlerësuar se Bahtir Sheholli është njëri nga themeluesit e etnomuzikologjisë si disiplinë albanologjike në Kosovë.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)