Librit që vë në pah marrëdhëniet një shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve i është shtuar edhe pjesa e tretë.
Trilogjia “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” i Petrit Imamit mëton të sjellë të vërtetat mbi krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, shkruan sot “Koha Ditore”. Po ashtu pasqyron edhe bashkëpunimet që të dy popujt kanë pasur gjatë shekujve në luftërat me të tjerët.
Vëllimi i tretë i këtij libri ishte paralajmëruar në qershor të këtij viti në Beograd, gjatë promovimit të përkthimit në gjuhën shqipe të vëllimit të dytë, në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.
Vëllimin e parë të librit “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, Imami, i cili jeton në Beograd, e kishte botuar në vitin 1998, ndërsa të dytin në vitin 2000. Këto dy vëllime janë përkthyer nga gruaja e tij Naile Imami në gjuhën shqipe dhe përmbajnë më shumë se 1 mijë e 500 faqe.
Në vëllimin e tretë, Imami më shumë është fokusuar në aspektet kulturore mes të dyja vendeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, hap drejt pajtimit midis dy popujve
-
“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” me të vërtetat historike të dy popujve
-
Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në tri vëllime
-
Një libër i paanshëm rreth jetesës së përbashkët serbo-shqiptare
-
Petrit Imami kurrë s'i tradhtoi veten, bindjet dhe profesionin e tij