Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Seminari − kapitull i ri për shqipen

Foto: Ilustrim

Studentes gjermane Hanna Höger i pëlqen se si tingëllon shqipja. E do Kosovën dhe kulturën e këtij vendi. Kjo ishte arsyeja kryesore kur ajo vendosi të ndiqte kurset e gjuhës shqipe. Kishte mësuar rusisht e serbisht, por krejt ndryshe i duket eksperienca që ajo pati për gati dy javë në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Höger vjen nga Bambergu i Gjermanisë, qytet i vogël me rreth 75 mijë banorë.

Jo pak shqiptarë jetojnë aty. Ajo tregon se është një komunitet goxha i organizuar. Prej tyre kishte dëgjuar rrëfime të ndryshme për Kosovën, dhe kishte vendosur të vinte e ta shihte vetë e ta mësonte gjuhën që flet shumica në këtë vend, shkruan sot Koha Ditore.

Seminari u bë sebep që edhe Nils Gundlach nga Holanda, student në Universitetin e Amsterdamit, të vijë në Prishtinë. Mësimet që i mori dhe eksperiencat që i përjetoi do t’i dërgojë në vendin e vet, në mënyrë që vitin e ardhshëm të mbledhë edhe më shumë të rinj që të mësojnë gjuhën shqipe.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)