Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Salvador Dalí dhe mustaqet ikonike si deklaratë e guximshme

Salvador Dalí

Salvador Dalí ndonjëherë, përdorte mustaqet e tij dhe si penel, ose i shfaqte në piktura, përfshirë Autoportretin e tij, duke mjegulluar më tej kufirin midis artit dhe jetës, seriozes dhe komikes, reales dhe surreales

“Mustaqet e mia janë... shumë të mprehta, shumë agresive”, kishte thënë Salvador Dali në një intervistë unike të vitit 1955. Lozonjare dhe provokuese, mustaqet e Dalít ishin më shumë se vetëm mustaqe në fytyrë, por një deklaratë e guximshme artistike. Në një intervistë ekskluzive për BBC, artisti surrealist do të tregonte sekretin e mustaqeve më të famshme në botë

Në vitin 1955, artisti spanjoll, Salvador Dalí – i cili lindi këtë javë 120 vjet më parë – u ul me intervistuesin veteran, Malcolm Muggeridge në “Panorama” të BBC-së dhe foli për simbolin më të fuqishëm të identitetit të tij artistik – mustaqet e tij.

Muggeridge pranoi se ai me të vërtetë duhet të pyeste surrealistin e famshëm për imazhet e çuditshme ëndërrimtare që e bënë atë emër, por pamja e mustaqeve të shkëlqyera të Dalit i rezultoi e papërmbajtshme për të. Ajo që pasoi, për këtë program të BBC-së i njohur për dokumentarët e tij investigativ për çështjet aktuale, u shndërrua në një intervistë surreale më vete.

“Pyetja e parë që dua t’ju bëj – me të vërtetë duhet të jetë për artin modern, por nuk mund ta bëj –  ka një mendjelehtësi të këndshme te ju që më bën të pyes –  si arritët t’i bëni ato mustaqe të mrekullueshme ?”, kishte thënë Muggeridge.

“Në fillim të këtyre mustaqeve, unë përdorja një produkt shumë natyral”, u përgjigj Dalí. “Hurmat, e dini? Frutën? Në fund të darkës, nuk pastroj gishtat fare dhe i lyej pak mustaqet dhe mbeten ashtu gjithë pasditen, shumë efikase. Por tani unë përdor një produkt të vërtetë, shumë të mirë, [që gjendet] në Place Vendôme, dylli hungarez ‘Pinaud’ (një markë franceze që ka filluar që nga viti 1810) Është një dyllë shumë i njohur tashmë. Proust, Marcel Proust (shkrimtari francez), përdor të njëjtën gjë."

“Po, por të atij ishin më të mprehta, apo jo”, u përgjigj Muggeridge, duke vazhduar me temën. "Nuk kishin një përdredhje të mrekullueshme si mustaqet tuaja”. 

Edhe Salvador Dalí për herë të parë në Indi Shtojca për Kulturë Salvador Dalí për herë të parë në Indi

“Edhe ai e përdorte këtë dyllë, por e përdorte atë në një mënyrë tjetër ose në një mënyrë... më dëshpëruese. Pak depresive dhe melankolike. Por mustakët e mija ndryshe nga ato janë më ‘gay’, shumë të mprehta, shumë agresive”. 

Muggeridge vazhdoi, duke e shtyrë artistin të tregonte më shumë detaje mbi mustaqet e tij që sfidojnë gravitetin, duke zbuluar se artisti i pastronte ato çdo mbrëmje – duke i lejuar të zbuteshin dhe të uleshin gjatë natës – koha që iu desh për t’u përgatitur në mëngjes – nja tre minuta të shpejtë – dhe si mustaqet e tij shërbyen si mjet praktik për “frymëzimin” e tij.

Muggeridge nuk ishte i vetmi që u mahnit nga mustaqet jashtëzakonisht të guximshme të artistit. Sinonim i vetë artistit, mustaqet e Dalít të rregulluara në mënyrë aq të veçantë ishin bërë legjendë.

Dalí kishte një buzë të sipërme me mustaqe që nga vitet 1930, dhe fillimisht ishte një model relativisht modest i bazuar në një pamje të popullarizuar në atë kohë nga aktori amerikan, Adolphe Menjou. Por me kalimin e viteve, mustaqet e artistit, “si fuqia e imagjinatës, vazhduan të rriteshin”, siç do ta thoshte Dalí më vonë në një libër fotografik kushtuar mustaqeve të tij botuar më 1954.

Nga vitet 1940, ai po rriste dhe stilonte mustaqet e tij në lartësi gjithnjë e më dramatike, fundet e tyre të përthyera të kujtonin një tjetër piktor të mëparshëm spanjoll, Diego Velázquezin. Mustaqet e Dalit shërbyen si një deklaratë e guximshme e qasjes së tij, duke mishëruar rebelimin, kreativitetin, mungesën e respektit, individualitetin dhe absurditetin.

“Më bien ndër mend disa artistë të tjerë që ndoqën famën dhe pasurinë në mënyrë agresive po aq sa Salvador Dalít. Ai u kthye në mënyrë aktive në një markë, duke e promovuar paturpësisht veten me çdo mjet të nevojshëm”, kishte thënë historiani i artit, David Dibosa, në dokumentarin “Art” në BBC në vitin 2022. “Dhe si me çdo markë, për të qenë vërtet i suksesshëm, ju duhet një logo që njihet menjëherë”. 

Edhe Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë Shtojca për Kulturë Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë

Qoftë i mbështjellë në një figurë të numrit tetë, të zbukuruar me lule ose të lidhura me kordele, mustaqet e tij u bënë po aq të kuruara sa vetë imazhi i tij publik. Përdredhjet e ekzagjeruara, si pikturat e tij, i përballën shikuesit me absurdin, duke i sfiduar ata të vënë në dyshim realitetin e tyre.

Ato shërbyen për të ngurtësuar imazhin e tij në mendjen e publikut, një shenjë vizuale dramatike për shpirtin e çuditshëm, teatror dhe të pandershëm që përcaktoi personalitetin artistik të Dalit.

Ai ndonjëherë, përdorte mustaqet e tij dhe si penel, ose i shfaqte në piktura, përfshirë Autoportretin e tij, duke mjegulluar më tej kufirin midis artit dhe jetës, seriozes dhe komikes, reales dhe surreales.

Dhe ndërsa markat artistike zhduken, ajo ka rezultuar jashtëzakonisht e qëndrueshme. Silueta e saj surreale ka zbukuruar gjithçka, nga bizhuteritë deri te filxhanët e kafesë, madje është pikturuar në një aeroplan “Delta Air Lines 757” në vitin 2010. Në të njëjtin vit, një sondazh për “Movember”, një ngjarje vjetore për rritjen e mjekrës, i cilësoi mustaqet e Dalit si më të famshmet, mustaqet e të gjitha kohëve.

Në një epilog të përshtatshëm surreal, i cili ilustron fuqinë e qëndrimit të motivit të tij lozonjar, kur trupi i Dalit u zhvarros për një test atësie në vitin 2017, pothuajse tri dekada pas vdekjes së tij në vitin 1989, mustaqet e tij ishin ende krejtësisht të paprekura, dukeshin sikur akrepat e orës që tregonin 10 në 10.

Edhe “Çrregullimet e sakta” në provokim me lojë ngjyrash Kulturë “Çrregullimet e sakta” në provokim me lojë ngjyrash

“Isha i etur për ta parë atë dhe isha absolutisht i habitur”, ka thënë asokohe për stacionin radiofonik të Spanjës “RAC1”, Narcis Bardalet, i cili kishte qenë përgjegjës për balsamimin e trupit të Dalit.

“Ishte si një mrekulli... mustaqet e tij u shfaqën saktësisht në orën 10 e 10”.