Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Salsa në “Termokiss”, qendra për komunitet me mësime falas të vallëzimit

Salsa është një lloj i kërcimit që ka origjinën në Kubë dhe Puerto Rico.

Ky lloj vallëzimi kombinon lëvizje të ndryshme dhe fokusohet në zhvendosjen e peshës nga njëra këmbë në tjetrën.

Si rregull e këtij zhanri, është që pjesa e sipërme e trupit zakonisht nuk duhet të lëvizë shumë.

Salsa, përveç se është shumë argëtuese si shumë lloje të tjera të vallëzimit, konsiderohet si një lloj sporti për faktin se e mban trupin në lëvizje për një kohë të gjatë dhe ndikon në shëndet të përgjithshëm të njeriut, raporton “Express” i KTV-së.

Në qendrën e Termokiss-it kishte shumë të pranishëm të cilët ishin të interesuar që t’i ndjekin hapat e Atdhe Buzhalës, në mënyrë që ta përvetësonin sa më mirë këtë lloj të vallëzimit

Për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë hapat e këtij vallëzimi, çdo të enjte në Termokiss mbahen mësimet që janë falas.