Me nisjen e muzikës, fëmijët e “Love and dance Prishtina” filluan të vallëzonin. Me përpikëri secili prej tyre ndiqte muzikën përmes hapave dhe lëvizjeve të ndryshme.
Vallëzimi paraqet lëvizjen e trupit në mënyrë ritmike, me qëllim të shprehjes së një ideje ose emocioni, çlirimit të energjisë ose thjesht për kënaqësi.
e lejon njeriun të shprehet. Gjithashtu vallëzimi ofron freskim dhe relaksim qoftë fizik ashtu edhe mendor. Madje përmes vallëzimit mund të gjeni shoqëri të ndryshme dhe të argëtoheni me ta duke vallëzuar. Këtë po e ofron kursi i vallëzimit për fëmijë “Love and dance Prishtina”.
Llojet e vallëzimit, që ky kurs përfshin për fëmijë, janë Bachata, Salsa dhe krijimin e koreografive të ndryshme dhe shumë atraktive për ta.
Nën ndjekjen e udhëzimeve të instruktorëve të tyre, fëmijët realizonin në mënyrë fantastike koreografitë të cilat kanë ushtruar.
Përmes “Love and dance Prishtina” fëmijët kanë mësuar më shumë rreth vallëzimit dhe kanë krijuar miqësi të reja. Mirëpo më shumë rreth përvojës së tyre në këtë kurs na treguan fëmijët, të cilët po e shijojnë shumë këtë angazhim të tyre.
Edhe
Hapat drejt gëzimit, miqësisë dhe vetëshprehjes
Për fëmijët, vallëzimi është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin e tyre dhe për të zbuluar aftësitë që posedojnë. Vallëzimi përfshin zona të shumta të trupit. Gjithashtu përmes tij fëmijët mund të përmirësojnë ekuilibrin, ritmin, forcën e muskujve dhe vetëdijen hapësinore. Për këto përfitime na tregoi më shumë instruktorja e vallëzimit, Jora Kursani.
Pra, nëse dëshironi një aktivitet fizik, që të zbaviteni sa më shumë, atëherë vallëzimi mund të jetë ai që po e kërkoni. Përmes tij ju do të mësoni vallëzime të llojllojshme, të përjetoni emocione të ndryshme dhe të krijoni momente të bukura, të cilat do t’i kujtoni gjithnjë.