Njeriu që renditet i pari ndër artistë në Librin Guiness për sa i përket thyerjes së rekordeve me mozaikët e tij, do të vjen me ekspozitën e tij personale në Suharekë, të hënën, më 24 shtator 2018, në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Fellbahut”.
Saimir Strati së fundi, për herën e 10-të kur theu rekordin botërore për mozaikun më të madh me kapëse letrash, e bëri në Prishtinë. Ai nxori fytyrën engjëllore të Gonxhe Bojaxhiut, Nënës Terezë me kapëse letrash duke e çuar vlerën e Kosovës dhe Prishtinës një hap më tej, transmeton therandapost.
Në edicionin e sivjetmë të festës së FESTAR-it në Suharekë, Strati ka vendosur që të shfaq punët e tij mahnitëse për publikun e gjerë kosovar.
Për më tepër, Saimir Strati vjen pothuajse çdo vit në Koloninë e Artistëve në Suharekë, duke i dhënë një dozë më të madhe famoze kësaj feste.

-
Prishtina jehon me këngën e Nexhmije Pagarushës
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte
-
Panairi i Librit si një festë për hapjen e botës
-
“Mother Earth” si alarm me yllin botëror lë mesazh në kaos
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”