Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Mozaiku me 3 milionë kapëse teli synon “Guinnessin”

Mbi tre milionë kapëse teli i ka vendosur në kufizim të portretit të heroit kombëtar.

Artisti nga Drenasi, Besart Gashi, për pesëdhjetë ditë ka punuar intensivisht për këtë mozaik.

Me sipërfaqe prej 26 metrash katrorë është më i madhi i llojit të vet në botë, porse për këtë i duhet konfirmimi. Gashi shpreson që të marrë përgjigje pozitive nga libri i rekordeve botërore “Guinness”.

Ai rrëfen se për të krijuar këtë mozaik ka marrë përkrahjen financiare të familjarëve të Agim Ramadanit.

Pjesë e punës së tij janë figurat e ndryshme kombëtare, të cilat ai i punon edhe në një teknikë tjetër, të gdhendura në dru përmes daltës.

Si një ndër punët më të veçanta të tij është mozaiku i komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilin e kishte krijuar me gëzhoja plumbash.

Edhe Mozaiku me kapëse teli që portretizon heroin kombëtar hyn në “Guinness” Kulturë Mozaiku me kapëse teli që portretizon heroin kombëtar hyn në “Guinness”

Rekordin aktual për mozaikun më të madh në botë me kapëse teli e mban artisti shqiptar Saimir Strati.

Strati kishte realizuar më 2017 mozaikun e Nënë Terezës në sipërfaqe prej 10 metrash katrorë, derisa kishte përdorur 1.5 milionë kapëse teli. Prej atëherë vepra gjendet në Muzeun Kombëtar të Kosovës.