Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rusia ekspozon kulturën e arkitekturën sovjetike

Një ekspozitë e re është hapur në Moskë për ta shënuar 100-vjetorin e Bashkimit Sovjetik, i cili u formua në dhjetor 1922. Ekspozita “Shtëpia e Kulturës së BRSS-së” paraqet artin sovjetik, duke përfshirë mozaikë, skulptura dhe piktura

Arti sovjetik në të gjitha format është ekspozuar në Moskë. Ekspozita e titulluar “Shtëpia e Kulturës së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike” shpreson t’i zhysë shikuesit në kulturën e periudhës sovjetike. 700 vepra kulturore që përfaqësojnë periudhën sovjetike mund të gjenden në trembëdhjetë seksione me tematikë.

“Shtëpia e Kulturës si ide është një vend, një hapësirë që krijohet për çdo njeri që të vijë dhe të ndërveprojë me artin. Jo vetëm për ta menduar, por edhe për ta krijuar. Kjo është një hapësirë shumë e rëndësishme, e krijuar në kohën sovjetike. Posaçërisht për njerëzit dhe për kohën e lirë të tyre”, ka thënë Alina Koren, kuratore e ekspozitës.

Në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, ideja e shtëpive të kulturës ishte t’i lejonin njerëzit të ndërvepronin me artin formash të ndryshme, duke përfshirë teatrin, kinemanë, koncertet – të gjitha të ofruara në një hapësirë.

Duke marrë frymëzim nga shtëpitë e kulturës sovjetike – arkitektura, piktura, skulptura, grafika, kinemaja, teatri, muzika dhe fotografia – janë format e ndryshme të artit të përfshira në ekspozitë.

“Po flasim për stilin e ashpër të artit në vitet 1960, dhe menjëherë flasim për artin joobjektiv të viteve 1960, i cili bashkëjetoi në të njëjtën kohë. Dhe është shumë e rëndësishme që arti ishte ndryshe. Fillojnë kërkimet, duke përfshirë paralele, që nuk ndërpriten stilistikisht”, ka thënë Koren.

Shpërbërja e BRSS-së ndodhi në dhjetor 1991.

“Njerëzit jetuan, u frymëzuan, ngritën gjithçka. Të gjithë u angazhuan, edhe artistët, edhe krijuesit. Kishte shumë ndërtesa. Ky ishte një vend i vetëm, një popull në fakt. Ma merr mendja se kjo më frymëzon”, ka thënë Yana Ishakova, vizitore e ekspozitës.

Ekspozita “Shtëpia e Kulturës së BRSS-së” është e hapur qendrën e ekspozitave Manezh në Moskë deri më 1 prill.

Marrë nga AP. Përktheu: Rexhep Maloku

Artikuj të ngjashëm