Hapësirën e Fakultetit të Arteve në Prishtinë e kishte shfrytëzuar si atelie, por për shkak të pandemisë i është dashur të gjejë tjetër vend për t’i krijuar pikturat e reja.
Artistja e pavarur, Renea Begolli, prej muajsh e ka shndërruar banesën e saj në atelie, ku po i realizon projektet e lëna përgjysmë.
Ajo rrëfen sesi po e gjen veten në botën e artit dhe me cilat sfida përballet gjatë këtij rrugëtimi.
Si studente e Fakultetit të Arteve ajo thotë se ende është në fazën e eksperimentimit.
Renea pret me padurim të rikthehet në ulëset e fakultetit dhe thotë se piktura nuk mund të mësohet online.
Edhe
Artistja e pikëpyetjeve prej izolimit deri te ëndrrat në kohë pandemie
Renea Begolli i prezantoi veprat e saj në ekspozitën kolektive “Vija e Gjelbër”, që u hap gjatë verës në galerinë “Qahili”.
https://www.youtube.com/watch?v=l-3Fko3SmDY&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1DGlAlaka5p9keM55z4-L64HjCOSOkMox3uW88TF_9EyKFCxP5DHpadWM