Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Rrëfimi artistik prapa “Pragut”

Në mesin e shumë ngjyrave e vijave që për temë kanë hapësirën, bashkë me ata që i kanë parë dhe analizuar veprat, Renea Begolli dhe Yll Xhaferi kanë diskutuar për përmbajtjen e tyre, si dhe rrugëtimin e artistes deri te ekspozita “Pragu”.

Kanë treguar se si një punë disavjeçare e artistes së re mori formën e ekspozitës, që në përfundimin e saj artistja e konsideron të suksesshme.

Ditë më parë vizionin e saj e shpalosi me anë të pikturave, përderisa bashkë me kuratorin kanë folur për konceptin e tyre.

“Ideja ka qenë se punët veçse janë parë dhe tash është gati fundi i ekspozitës. Ka qenë një moment ku ne kemi dashtë me shpalos më në detaje qysh ka qenë procedura e realizimit të ekspozitës, përzgjedhja e punëve, koncepti i punëve. Për shkak se ka pas që kanë dashtë me ditë pak më shumë pjesën e bashkëpunimit edhe pse këto punë janë ekspozuar. Në përgjithësi në komunitetin artistik po ndodhin të tilla organizime prandaj e kemi pa të arsyeshme. Në fakt galeria e ka propozuar ta kemi një diskutim dhe të thërrasim edhe persona të tjerë që të vazhdojmë diskutimin edhe brenda komunitetit artistik por edhe me të tjerët që pak më thellësisht të diskutohen edhe punët por edhe në përgjithësi ajo se çka përjetojmë ne më shumë si artist të rinj. Normal çka është diskutuar sot ishte më shumë rreth përjetimeve personale edhe eksperienca ime si artiste në përgjithësi dhe në këtë ekspozitë. Kjo ishte pak a shumë ideja”, deklaroi Begolli.

Bashkëpunimi me kolegun e saj që ekspozita “Pragu” ia dha titullin e kuratorit ishte një tjetër pikë të cilën e rrëfyen gjatë këtij bashkëbisedimi.

Edhe Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet Kulturë 3 j. më parë Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet

Yll Xhaferi një organizim të tillë e sheh si një mundësi të mirë për të treguar vlerën e artit duke folur për procesin e punës.

“Kur është bërë hapja e ekspozitës para një muaji e kishte njerëz dhe filluam ta bëjmë një prezantim të punës por e lamë pjesën e madhe për “artist talks” sepse jemi më të relaksuar të flasim për ekspozitën. Në hapje ia lëmë hapësirën punëve. Kështu që mendoj se janë shumë të rëndësishme këto diskutime sepse edhe përfitojmë nga njëri-tjetri por edhe është e rëndësishme për publikun me pa realizimin edhe nga ana teknike dhe ajo konceptuale të realizimit të veprave. Me pa më hollësisht pse ka ndodh ekspozita dhe qysh ka ndodh”.

Në rolin e bashkëbiseduesit aktiv në këtë organizim mori pjesë edhe profesori Eshref Qahili.

Përtej veprave, diskutimi ka qenë mundësi për t’i parë veprat edhe prej një këndvështrimi tjetër.

Edhe Teatri – hapësira e domosdoshme e thyerjes së heshtjes për krizën mjedisore Kulturë 2 muaj më parë Teatri – hapësira e domosdoshme e thyerjes së heshtjes për krizën mjedisore

“Thjesht, më la përshtypje sepse ishte shumë e formuar në elaborimin e idesë, materialit dhe vizionit se si i trajton dhe si i zbërthen piktura në pëlhurë. Sepse pak nga ne dimë t’i zbërthejnë idenë dhe punën, por kjo ishte mjaft e kfjellt dhe e matur. Ishte mjaft e ngritur në aspektin teorik rreth punëve të saj se si i ka realizuar. Jo rastësisht por këto punë janë të menduara dhe realizuara”.

Ekspozita “Pragu” e Renea Begollit u hap më 8 shkurt, për të përfunduar në ditën e katërt të marsit.