Maqedonia dhe Kosova do të kenë një marrëveshje të përbashkët për aktivitetet kulturore. Kjo është bërë e ditur në takimin e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi me homologun e tij nga Maqedonia, Asaf Ademi.
“U dakorduam që të kemi një marrëveshje të re të përbashkët për aktivitetet kulturore edhe në Kosovë edhe në Maqedoni, duke pasur parasysh që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Maqedoni”, tha Gashi në konferencë për media.
Ai tha se në këtë mënyrë do të bëhet autorizimi i institucioneve kulturore për ngjarje të përbashkëta, si dhe data kombëtare të përbashkëta. Për Ademin kjo është vizita e parë jashtë shtetit që kur ka marrë drejtimin e kësaj ministrie. Ai u shpreh i nderuar për këtë gjë.
“Të dy vendet kanë aspirata të përbashkëta për integrim në BE dhe NATO, ne mund vetëm të vendosim një kuadër ligjor që bashkëpunimi në sferën e kulturës të thellohen edhe më tepër”, u shpreh Ademi.
-
Kosova dhe Maqedonia nga shtatori me kalendar të përbashkët kulturor
-
Kosova e Maqedonia shkelin afatin për kalendar të përbashkët kulturor
-
Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për bashkëprodhim në kinematografi
-
Kosova dhe Shqipëria edhe me një varg marrëveshjesh në kulturë
-
Kosova e Shqipëria gati për tri marrëveshjet e radhës në kulturë