Shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni do të kenë aktivitete dhe kalendar të përbashkët kulturor nga muaji shtator i këtij viti.
Kështu ka pohuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi pas një takimi të zhvilluar me homologun nga Maqedonia, Asaf Ademi.
Ministri Gashi ka dhënë detaje nga marrëveshja, duke përmendur edhe datat e përbashkëta kombëtare.
“U dakorduam që Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ta kenë një marrëveshje të re të përbashkët për aktivitetet kulturore edhe në Kosovë edhe në Maqedoni, duke pas gjithmonë parasysh që një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Maqedoni, gjithashtu Maqedonia ka edhe një mërgatë të madhe shqiptare, dhe jemi dakordu bashkë që t’i autorizojmë institucionet edhe tona, edhe të Maqedonisë, institucionet e kulturës gjithmonë, në mënyrë që të kemi aktivitet, të kemi ngjarje, të kemi data të përbashkëta, edhe data kombëtare, por në të njëjtën kohë edhe aktivitete të ndryshme kulturore duke përfshirë aktivitetet në teatër, aktivitetet në filaormi, në balet, por gjithashtu edhe të kemi shkëmbime të ansambleve tona me ansamblet e Maqedonisë, edhe ato që veprojnë në komunat me shumicë shqiptare, por edhe në ansamblet tjera maqedone”, u shpreh Gashi.
Kurse, për ministrin Asaf Ademi, Kosova është vendi ku po zhvillon vizitën e parë zyrtare që nga marrja e postit.
“Është nder i veçantë për mua që vizitën zyrtare time të parë e realizoj mu në Kosovë, Kosova me Maqedoninë në veçanti me shqiptarët e Maqedonisë na lidhin aspekte kombëtare, na lidhin aspekte familjare, gjithashtu emocionet janë të përbashkëta, gjithnjë kur flasim për tema që i përkasin sferës së kulturës.Të dy vendet kanë aspirata të përbashkëta, ato janë integrime në EU dhe në NATO, por gjithashtu atë që mundemi ne si ministri me bashkëpunim t’i vendosim një kuadër ligjor që bashkëpunimi në sferën e kulturës të zhvillohet edhe më tepër. U dakorduam që të themelohen grupet punuese në kuadër të ministrive tona, të cilët do t’i përgatisin pjesën ligjore, pjesën shkrimore të marrëveshjeve që duhet nënshkruar, dhe patëm dhe një afat mes vete, që ajo të kryhet në afat sa më të shpejt të mundshëm”, tha ai.
-
Kosova e Maqedonia shkelin afatin për kalendar të përbashkët kulturor
-
Rritje e bashkëpunimit kulturor Kosovë-Maqedoni
-
Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor
-
Kalendari kulturor mbarëkombëtar nënshkruhet brenda këtij muaji
-
Kosova dhe Shqipëria edhe me një varg marrëveshjesh në kulturë