Lagështia që depërton nga kulmi, ajo nga bodrumi, hidroinstalimi dhe rrjeti elektrik dalin të jenë problemet kryesore me të cilat përballet ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Përderisa paradite udhëheqësit qeveritarë kanë premtuar përkrahje për këtë institucion, pasditen e së martës në BKK është prezantuar projekti “Konservimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”. Fondacioni Kosovar i Arkitekturës ka prezantuar këtë projekt dy vjet pasi për ta realizuar atë ka fituar përkrahjen me 89 mijë dollarë nga “Getty Foundation”, fondacion prestigjioz amerikan i themeluar më 1984.
Arkitekti Bekim Ramku, pasi ka folur për historikun e objektit që është projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq, ka shpalosur edhe planin nëpërmjet të cilit duhet ndërhyrë për të shpëtuar pasurinë e institucionit dhe ndërtesën.
“Kostoja më e madhe është rryma. Largimi i instalimeve edhe kabllove që mund t’iu qasemi është gati 900 mijë dollarë. Kostoja e hidroinstalimeve të brendshme 140 mijë, pusetat mbi 200 mijë dhe kulmi mbi 200 mijë. Është delikate të flasim për mobiliet”, ka thënë Ramku, derisa ka folur për objektin e parë të modernizmit që i është përshtatur stilit arkitekturor të Ballkanit. Sipas tij, mobiliet po ashtu janë pjesë integrale e ndërtesës që mbrohet edhe si aset i trashëgimisë kulturore të vendit. Ramku ka thënë se qysh nga viti i parë i funksionalizmit më 1982, BKK-ja kishte probleme me depërtimin e ujit në bodrum (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
-
Intervenimi 200 mijë eurosh s’e shpëton Bibliotekën nga vërshimet
-
Biblioteka Kombëtare pezullon shërbimet shkaku i mungesës së rrymës
-
Rinovimi i Bibliotekës Kombëtare mbetet i papërfunduar deri në pranverë
-
Dëmet nga shiu mbyllin disa salla leximi në Bibliotekën Kombëtare
-
Biblioteka në rinovim përballet me rrjedhje të ujit nga kulmi