Prej dhjetorit të vitit 2016 e deri në fund të vitit të kaluar, Kosova ka humbur 9 monumente të trashëgimisë kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Janë rrafshuar në tërësi e në dy prej tyre këtë e ka bërë një institucion shtetëror. Pos kësaj, 11 asete i janë shtuar listës “Trashëgimia në rrezik” ndërsa vetëm 7 asete janë shpëtuar dhe rrjedhimisht janë hequr nga kjo listë. Ky është rezultati që ka dalë nga hulumtimi në terren i degës në Kosovë të organizatës suedeze, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB).
Në mesin e aseteve të rrënuara është edhe Kulla e Demë Ahmetit dhe shtëpia e banimit pronë e Sabit Hamitit në Raçicë të Podujevës, për të cilët siç ka raportuar “Koha Ditore” në nëntor, u rrënuan nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, me qëllim të ndërtimit të memorialit “Demë Ahmeti”.
Të tjera asete të rrënuara janë “Shtëpi e banimi - Florim Zeneli, Kumrije Rama” në Mitrovicë, që siç ka raportuar gazeta u rrënua në mars me leje të Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pronarët padisin shtetin për rrënim të monumenteve, Qeveria i shpronëson
-
Institucionet heshtin pas rrënimit të dy monumenteve në Podujevë
-
Institucioni shtetëror rrafshoi dy monumente në Reçicë të Podujevës
-
Monumente të përhershme edhe Shtëpia e Xhafer Devës dhe Qendra Historike e Prizrenit
-
Zgjerohet lista, monumentet mbrohen përhershëm vetëm formalisht