Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pronarët padisin shtetin për rrënim të monumenteve, Qeveria i shpronëson

Reçicë, Podujevë, 23 janar – Pasi vetë institucionet shtetërore kanë rrënuar pa pëlqim dy asete të trashëgimisë kulturore në fshatin Reçicë të Podujevës, tashmë Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave në të cilat ndodhen.

“Kulla e Demë Ahmetit” dhe “Shtëpia e banimit, pronë e Sabit Hamitit” në fshatin që gjendet fiks 25 kilometra larg Podujevës, ishin rrënuar në shtator të vitit 2017. Monumentet e shekullit XX që mbroheshin si asete në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme me numra rendorë 1040 dhe 1041 janë rrënuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Në atë hapësirë kishte nisur ndërtimi i kompleksit memorial “Demë Ahmeti”, ku edhe janë ngritur objektet e rrënuara, por nuk është ruajtur autenticiteti i tyre, për çka edhe mbroheshin. Në dhjetor të vitit të kaluar, pronarët kanë bërë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Podujevë. Po në dhjetor, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një vendim preliminar për shpronësimin e parcelave, ku ndodhen objekti bashkë me Mullirin e Demë Ahmetit, që, po ashtu, është aset i trashëgimisë kulturore në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Në janar, pronarët i janë “përgjigjur” Qeverisë me një kërkesë për caktimin e masës së parakohshme të sigurisë. Edhe këtë ia kanë drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se MKRS-ja nuk ka kërkuar shpronësim.

Ahmeti njihet si kryengritës kundër pushtuesve, i cili aktivitetin e tij e zhvilloi në fund shekullit XVIII e në fillim të shekullit XIX.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")