Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rrëfimi urban për gangsterin pushtetar të kohëve tona

Shënjimi i 120-vjetorit të lindjes së dramaturgut dhe teatrologut gjerman, Bertolt Breht, si dhe 20-vjetori i krijimtarisë artistike teatrore të regjisorit të shquar shqiptar, Bekim Lumi, nuk do të mundë të ndodhnin më mirë dhe më qëllueshëm sesa realizimi skenik i veprës dramatike brehtiane me titull "Arturo Ui".

Për të parën herë, në skenën teatrore kosovare, ky tekst i Brehtit erdhi premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës me regji të Bekim Lumit, shkruan sot Arian Krasniqi në Koha Ditore.

Këtu dhe me këtë rast nuk mund të mos vërejmë faktin se zhvillimi i teatrit të sotëm nuk mund të kuptohet pa teatrin epik të Bertolt Brehtit. Ndikimi që ka vepra e tij në fushën e dramaturgjisë, teorisë së dramës dhe skenës teatrore në përgjithësi, është e madh dhe kjo na shtyn të pohojmë se teatri brehtian është i pranishëm edhe sot në të gjithë lëvizjen teatrore botërore, vepër kjo që mbrapa vetes ka ndjekës e përkrahës fanatikë, por edhe kundërshtues të ashpër e debatues të zjarrtë.

Historia që (s’)përsëritet

Botëkuptimi i Brehtit për zhvillimet dhe situatat socio-politike të kohës, i reflektuar edhe në krijimtarinë e tij dramatike, bërthamën e motivimit e ka te situata historiko-shoqërore e Gjermanisë, që në vitet ’30 të shekullit të kaluar po bëhej trualli i ngjarjeve më të hidhura për njerëzimin: i përpjekjeve për vendosjen e diktaturës naziste.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)