Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rrëfimi për njërën nga ne

Ndryshimet politike të cilat kanë karakterizuar shoqërinë kosovare në dy dekadat e fundit kanë ndikuar edhe në transformimin e qasjes e qëndrimeve kundrejt fenomeneve dhe dukurive sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshime këto të cilat kanë arritur të afektojnë edhe mënyrën e të jetuarit të përditshmërisë së grave e burrave në familje dhe jashtë saj. Në kontekst të një realiteti të ri, njeriu kosovar përballet me dilema ekzistenciale dhe ankth në kërkim të përgjigjeve eventuale për shumë botëkuptime, të cilave u janë lëkundur themelet. Kjo para se gjithash me çështje të rëndësisë jetike, të cilat zënë vend në romanin “Vet’ e katërdhjeta”.

Autorja nëpërmjet personazhit të quajtur Bibi, me një gjuhë sarkastike, fshikullon përditshmërinë dhe sjell tablo reale të gjendjes aktuale që mbretërojnë në shoqërinë kosovare dhe përtej saj. Për dallim prej shumë romaneve apo krijimeve të tjera letrare, që u dedikohen nënës apo babait, Drenusha veprën e saj ia dedikon motrës, jo rastësisht...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)