Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Vet’ e katërdhjeta” para pasqyrës

Vështrim joformal për librin “Vet’ e katërdhjeta” nga Drenusha Zajmi-Hoxha.

Bibin e kam shoqe. Kur them, shoqe, them shoqe - shoqe. Ajo të merr gjak në vetull. Për një dhuratë ditëlindjeje ta bën shtëpinë “qylan”, me dy fjalë, treg plaçkash. Dhe kjo, besoj se nuk është pamje e mirë për asnjë bashkëshort, por të mos ndalemi këtu. Bibin e njoha krejt rastësisht derisa po e lexoja dorëshkrimin e Drenushës “Vet’ e katërdhjeta”. Nga leximi e rileximi, për Bibin mund ta shtroj këtë pyetje:

Kush është Bibi?

Bibi është Bibi Maks, por nuk është quajtur gjithmonë kështu. Fillimisht iu desh që burri i saj Sherafedini të punësohet në Ministrinë e Kulturës dhe kjo, nga Hebibe bëhet Bibi, dhe nga mbiemri Maksuti bëhet Maks, thjesht çështje prestigji. Mbase edhe mund ta keni parë me take të larta dhe funde të shkurtra rrugëve të qytetit, kuptohet krejt rastësisht, shkruan sot Musa Bushrani në Koha Ditore.

Ka dëshirë ta respektojnë, ta duan, ta admirojnë. Ka dëshirë t’ia urojnë ditëlindjen, t’i bëjnë dhurata, ta lavdërojnë, ta miklojnë, me një fjalë, t’ia japin hakun, edhe pse ajo këtë nuk e pranon publikisht. Kështu është kur zonjat gjenden në zgrip dhe me gjysmë turpi, me një krenari të pashoqe nuk e japin veten para të tjerëve, as edhe para burrave të tyre. Dhe s’kanë si të jenë ndryshe, ato, pra edhe Bibi, u duket se janë duke jetuar në një kohë të pakohë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)