Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rrëfimi mbi Holokaustin bashkon portretet e të mbijetuarve

Martin Schoeller shëtit nëpër dhomat e ekspozitës duke inspektuar sesi shfaqen fotografitë e tij. Për pak kohë ndalet për të diskutuar detajet e ndriçimit me kuratoren Anke Degenhard. 

Derisa Schoeller e tund kokën në shenjë miratimi, flokët e tij ndjekin lëvizjet e shpejta të kokës. Fotografi i lindur në vitin 1968 jeton në New York që nga vitet ‘90, por shpesh vjen në Gjermani. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ideja për këtë projekt unik fotografish me të mbijetuarit e Holokaustit erdhi gjatë një takimi me Kai Diekmann në “Paris Bar” në Berlin. Ish-kryeredaktori i tabloidit gjerman “Bild” ka qenë prej kohësh kryetar i Rrethit të Miqve të Gjermanisë  të "Yad Vashem”, qendrës memorialë të Holokaustit në Izrael, shkruan sot Koha Ditore.

“Yad Vashem” u zgjodh si lokacioni për fotosesione – një vend i njohur për të gjithë të mbijetuarit, thotë Schoeller për DW-në. Bordi i Qendrës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit në Jerusalem u pajtua me shpejtësi për projektin e ekspozitën “Survivors. Faces of Life after the Holocaust" (Të mbijetuarit. Fytyrat e jetës pas Holokaustit) dhe iu dha përgjegjësia për zgjedhjen e 75 personave që do të portretizohen, për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të Kampit të Përqendrimit të Auschvitz më 27 janar 1945. 

Të mbijetuarit e Holokaustit, disa prej tyre mbi 90 vjeç, e njohin tashmë njëri-tjetrin. Ata vijnë rregullisht në Qendrën e përkujtimit për të ndarë historinë e tyre me vizitorët dhe grupet e të rinjve nga e gjithë bota. 

Të mbijetuarit e Auschvitzit si Bat-Sheva Dagan, i lindur në 1925 në Poloni, janë thellësisht të përkushtuar për arsimim, raporton kuratori izraelit Vivian Uria, i cili e zhvilloi ekspozitën me kolegen e saj gjermane Anke Degenhard. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)