Historia e një njeriu që nuk deshi asgjë më shumë sesa më të mirën për atdheun dhe popullin e vet - lirinë, është përmbledhur në librin e titulluar “Rrathët e ferrit”.
Libri me autor Nijazi Strajën, që pasqyron shpërnguljet dhe vuajtjet e shqiptarëve në Turqi, u promovua të hënën në ambiente të Bibliotekës Kombëtare, raporton “Express” i KTV-së.
Redaktori Avni Dehari, tha se personazhet dhe ngjarjet e këtij libri janë reale.
“Rrathët e ferrit” është botuar nga Shoqata e ish-të burgosurve politikë të Kosovës.
Sami Kurteshi, redaktor i dytë i librit, tha se “Rrathët e ferrit” trajton një të vërtetë të hidhur të mërgatës shqiptare në Turqi.
Autori Nijazi Straja, i përlotur, ka ndarë me audiencën sfidat e shumta të jetës së tij.
Straja jeton në Stamboll dhe “Rrathët e ferrit” është libri i tij i parë.