Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Straja, tash e 61 vite i dëbuar në Turqi kujton përjetimet

Nijazi Straja ishte i ftuari i radhës në emisionin Jeta në KTV.

Straja, i lindur më 1933 në Prishtinë, si shumë shqiptarë të tjerë edhe ai ishte dëbuar për në Turqi, saktësisht në vitin 1958.

Në “Jeta” ai rrëfen se për herë të parë e kishte vizituar Kosovën pas 32 viteve, në vitin 2000.

Me lot në sy ai e përshkruan mërgimin, derisa flet për dashurinë që ka për atdheun, e kujtimet që bart për të.

Për herë të parë ai rrëfen para kamerave burgosjen katër vjeçare, menjëherë pasi ishte fejuar dhe për bashkimin me gruan e tij pas nëntë vitesh. Ai flet edhe për jetën në Turqi, dhe familjen që ka krijuar në Stamboll.

Straja këtë herë në Kosovë vjen edhe për të promovuar librin e tij “Rrathët e ferrit”, i cili promovohet nesër (e hënë).

Për më tepër ndiqeni emisionin më poshtë.

Artikuj të ngjashëm