Një punim i artistit të njohur me nofkën “Banksy”, që ishte i realizuar në murin e prapmë të tualetit publik në lindje të Londrës dhe ishte zhdukur menjëherë pasi që ishte lyer me sprej nga këshilli lokal, është rizbuluar pas një dekade, shkruan The Guardian, transmeton sot “Koha Ditore”.
I njohur si “Snorting Copper” dhe i konsideruar si imazh shembull nga artisti i pakapshëm i grafitit, murali shfaq një polic me uniformë që qëndron me duar e këmbë në tokë duke marrë kokainë. Ani pse ky punim ishte vlerësuar 1.25 milionë funte, Jonathan Ellis dhe David Kyte të cilët e rizbuluan pasi e blenë hapësirën e pashfrytëzuar, thonë se nuk kanë qëllim që ta shesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të kësaj, ata do ta restaurojnë dhe do ta kthejnë në vendin ku ishte punuar në Shoreditch të Kackneyt, në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë mundësi ta shohin. Ceremonia e zbulimit të muralit do të mbahet më datën 5 të muajit tetor.
“Është vepër e mrekullueshme artistike”, ka thënë Ellis për “The Guardian”.
“Ne kemi pasur oferta ta shesim. Por ne duam që ta kthejmë ku ka qenë. Mendojmë se është gjëja e duhur që edhe publiku ta shijojë. Jam krenar që kam mundësi të bëj diçka të tillë”, ka shtuar ai.
John Brandler, specialist i veprave të artit të Banksyt, ka thënë se ky mural ka qenë imazh i famshëm, i riprodhuar në disa libra, por askush nuk e ka ditur se ku ndodhet.
Ellis ka thënë se imazhi është vandalizuar më parë nga këshilli i Hacknejit me sprej dhe më pastaj dikush tjetër e ka lyer me të bardhë.
Në një operacion kompleks, i tërë muri është prerë dhe është dërguar për restaurim në Carlisle të Cumbrias.
“U mahnita, sepse e kisha parë këtë imazh vetëm në libra...tregon sesi artisti i papranuar nga shteti mund të godasë mbi disa çështje politike. Shumica e karikaturistëve, kur i shikon veprat e tyre ato janë shumë tematike për një ditë ose një jave...Ky është koment politik dhe pas dhjetë apo njëzet vjetësh do të jetë në interes”, ka thënë Brandler pasi ka vizituar studion e restaurimit.
Ai është i vetëdijshëm se ekzistojnë edhe dy versione të tjera, por beson se ky është versioni i vetëm origjinal.
“Flitet për dy libra të autorizuar për Banksyn dhe po ashtu flitet edhe për lokacionin”, ka thënë Brandler.
Edhe vepra të tjera të Banksyt ishin vandalizuar apo shkatërruar. Në vitin 2014 vepra artistike e Banksyt në Clacton-on-Sea, që paraqiste pëllumbat duke mbajtur banerë kundër emigrimit, ishte larguar nga këshilli lokal pasi disa njerëz ishin ankuar dhe e kishin quajtur atë raciste.
“Një person ankohet se kjo është ofenduese dhe më pas autoritet e largojnë atë nga muri”, ka thënë Brandler, tek ka marrë shembull edhe “Snorting Copper”. Duke qenë i përfshirë me një zhvillim biznesor afër vendit ku gjendej “Snorting Copper”, Ellis ka dëgjuar nga vendësit për Banksyn.
“Ata më thanë, se ‘a e di që në mur është një imazh i Banksyt’. Në ditën kur e përfunduam rregullimin e objektit i mora çelësat dhe shkova aty. Me kujdes hoqëm një pjesë të murit”, ka thënë ai. Pasi kishin vërejtur se nën sipërfaqe gjendej një punim, ata kishin vendosur që ta largonin tërë atë pjesë të murit dhe ta dërgonin tek Chris Bull nga kompania “Fine Art Restoaration” në Carlisle. Bull la larguar shtresat e ngjyrës në mur dhe grafitin dhe ka bërë pjesë të tjera restauruese.
“Kemi përdorur disa tretës të ndryshëm për ta zbutur sipërfaqen dhe skalpel për ta qëruar më pas”, ka thënë Bull. I pyetur për sigurinë, Ellis ka thënë se kjo vepër arti mund të ngulitet në dysheme betoni. Peshon 2.5 tonë dhe do të jetë e mbrojtur nga një qelq special, nga alarme dhe kamera. Me ramin prej hekuri, është rreth 2.5 metra e gjerë dhe 1.5 metra e gjatë.