Prishtinë, 27 tetor - Prej 33.5 milionë eurove sa kishte Ministria e Kulturës në fillim të vitit, pas rishikimit ka mbetur me 25 milionë e 95 mijë euro. Ky institucion ka humbur 8.4 milionë euro në procesin e vonuar të rishikimit të buxhetit. Këto shkurtime kanë prekur edhe fushën e kulturës dhe atë të trashëgimisë kulturore.
Për këtë vit, MKRS-ja numëronte 13 investime kapitale në kulturë që ishin paraparë në Ligjin për buxhet të këtij viti, përderisa me rishikimin - që në parim është votuar të enjten në Kuvend - figurojnë vetëm 8. Sa i përket trashëgimisë kulturore ishin planifikuar 28 projekte kapitale, por tashmë 5 prej tyre kanë rënë poshtë, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa në Ministrinë e Kulturës nuk e kanë komentuar zbritjen e buxhetit, disa prej drejtuesve të institucioneve qendrore të kulturës kanë thënë se bëhet fjalë për dëshminë e radhës se shteti nuk e ka prioritet këtë fushë (gjerësisht, sot në Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ministria e Kulturës prek 100 milionëshin, s’ka qasje e vizion të ri
-
2025-ta me zvogëlim buxheti në kulturë e repriza projektesh kapitale
-
Rritje buxheti për 31 milionë euro, kopjohen investimet kapitale në kulturë
-
Ministria e Kulturës me 12 milionë euro më shumë, kritikohet se s’ka vizion
-
Ministrisë së Kulturës “i teprojnë” 6 milionë euro