Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Ripërtypja” me sistemin që helmon qenien njerëzore

Ndërmjet instalacionit e skulpturës – tri vepra e një videoincizim – përbëjnë atë që është titulluar “Ripërtypja”. Morbide në shikim të parë duken veprat e ekspozuara në një galeri të qytetit, por në fund vizitori i ekspozitës nuk ka sesi të mos mendojë për temën që shtron artisti, shkruan sot Koha Ditore.

“Ripërtypja” është ekspozita e parë personale e Dion Zeqirit, i cili vjen me vepra që shpërfaqin trupa mutantë të kafshëve. Në mungesë informacionesh për prejardhjen e tyre – preokupim ky kryesor i Zeqirit – ato i ngjajnë një krijese imagjinare. Një videoincizim pasqyron zorrën e një njeriu dhe është dëshmi direkte e pasojave të konsumimit të mishit të paverifikuar.

“Ripërtypja” s’është ekspozitë e zakonshme. Ajo thumbon sistemin ekonomik shoqëror, që njësoj si kafshët e prezantuara në ekspozitë, në formë të çuditshme e gati abstrakte, mund të shihet si mutacion. Kjo sepse dështon në mbrojtjen e konsumatorit nga cilësia e dobët e produkteve të mishit dhe si ky konsumim ndikon në vetë organizmin e tij...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)