Problemi i mishit të paverifikuar, i cili para pak muajsh bëri zhurmë të madhe në vendin tonë, është trajtuar edhe përmes skulpturave të artistit Dion Zeqiri, transmeton emisioni Express në KTV.
Në katër punë serike, ai përmes “Ripërtypjes”, ngrit pyetje në drejtim të çështjes së sigurisë për ushqimin, të cilin e konsumojmë gjatë ditës.
Skulpturat e Dion Zeqirit do të jenë të shfaqura për një muaj në hapësirën ekspozuese “Motrat”.