Klubet e natës vazhdojnë të mbesin vende qejfi për të rinjtë, plot me tymnajë narkotikësh dhe dëfrime, megjithatë ritmi që nuk i lë të rrinë në një vend sillet rreth elementeve konservative. Për dekada me radhë, muzika tekno dhe house ka dominuar në klubet e natës në mbarë botën.
Megjithatë, viteve të fundit ka një përzierje elektrizuese që në klubet e natës ka kthyer “breakbeats” – madje pjesët më të vjetra të tyre.
“Breakbeats” ishin zemra e atyre viteve të kulturës së furishme, por me kalimin e viteve kjo frymë kishte nisur të dominohej prej rrymave të tjera. Mund të përfundoje me muzikë të DJ Deekline, si “I Don’t Smoke”, një hit i madh që dukej sikur kishte dalë prej rutinës komike të Marcus Brigstocke, shkruan sot Koha Ditore.
Por “breaks” tani janë kthyer furishëm, dhe ngadalë po rrokin vëmendjen e skenës. Dhe “breakbeats” po dominojnë nëpër klube me një mori elementesh të reja.
Bashkë me këtë frymë po vijnë edhe emrat si CCL, Ciel dhe LSDXOXO, Eric Drew i Chicagos dhe Ines Coutinho nga Lisbona, AKA Violet, duke përfaqësuar më goditëse të undergroundit modern. “Thelbi i ‘breakbeats’ për mua është se ka një prerje të qartë prej funkut dhe popit, andaj është pjesë e ndërgjegjes kolektive”, thekson Coutinho.
Një version mund të realizohet në shumë mënyra të ndryshme. Coutinho dhe Drew mendojnë se kështu kanë më shumë mundësi për të goditur në shenjë. Coutinho madje mendon se daullet janë instrumenti që mund të ketë efektin e njëjtë të skenës së dance-it.
Edhe
Epoka e klubeve të natës po përfundon
Artistja portugeze thekson se muzika e tij ia del të nxisë të pranishmit në klubet e natës që të lëshohen në valëzim fluid dhe joformal, “sikur njerëzit që rrinë lirshëm në shtëpi”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)