Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rikthimi i Travis Bickle në dramën brutale

Fantazma e Travis Bickle (“Taxi Driver” ) ju ndjek edhe në “You Were Never Really Here”, dramën e regjisores Lynne Ramsay që ngjall ankth.

I është bashkëngjitur një kolonë zanore drithëruese e Jonny Greenwood dhe në rolin kryesor sjell aktorin Joaquin Phoeniz; është përshtatje e Ramsayt marrë nga storia e autorit amerikan Jonathan Ames, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Gjatë ditëve të Festivalit të Cannes, ku u shfaq ky film, është diskutuar goxha se si regjisorja ka punuar në këtë film deri tek ndriçimi i shtëpisë, por prapë duket si i papërfunduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për mua pikërisht ky fakt e bën këtë film më sfidues: paraqitje e shkurtër e një pakuptimësie të madhe. Është film i cili vazhdimisht është në prag të halucinacioneve me imazhe të shëmtuara dhe momente të tmerrshme që dalin papritur nëpër mjegull; lëvizjet lart e poshtë janë të shumta, për të kaluar më pas nëpër kujtime plot me abuzime, të cilat janë të pakuptueshme apo të pavendosura saktësisht.

Një tjetër lloj i filmit do të mundë ta zgjeronte dhe drejtonte materialin në triler konvencional politik, i cili flet për një njeri të fuqishëm veprimet e të cilit dalin nga thellësia e tij shpirtërore, gati si një film nga John Grisham. Këtë nuk e bën Ramasy në këtë film, i cili na jep vetëm shpalosje pak nga maja e Ajsbergut, dhe është më shumë i fokusuar për gjendjen e djalit i cili është i abuzuar, mendja dhe jeta e të cilit kanë kaluar nëpër dhunë të paparë.

E kundërta e heroit, në këtë rast, është Joe, i portretizuar nga Joaquin Phoenix, i cili jeton me nënën e tij në shtëpinë ku ai kaloi fëmijërinë e traumatizuar. Joe është ish-ushtar dhe oficer i zbatimit të ligjit, i cili tani punon në një zonë të errët që e quan “sigurim privat”, teksa përfundon punët e pista, dhe ajo që është për t’u admiruar është brutaliteti pa hezitim i tij dhe efikasiteti për të mos lënë gjurmë.

Ai po ashtu duket se është i specializuar në shpëtimin e adoleshentëve në emër të prindërve të tyre të pasur, të cilët nuk duan të përfshijnë autoritetet në këtë mes. Sekuenca e parë paraqet kujtimet e tij të abuzimit që kishte përjetuar, një ndjenjë që e ndjek ngado. Është një imazh i vetmuar i një qaforeje me emër të një vajze që më kujtoi imazhin e ngjashëm të filmit “Morvern Callar” të Ramsayt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.