“The Assistant”, i producentes australiane Kitty Green, nuk është rrëfimi i Harvey Weinsteinit. Por filmi - në të cilin luajnë aktorja Julia Gamer në rolin e rekrutes së re Jane dhe Matthew Macfayed në rolin e Wilcock, shefit të saj manipulues - ka rrënjë në ekspozimin e fuqisë dhe abuzimit në industrinë e filmit, si rezultat i lëvizjeve #Metoo dhe #TimesUp.
Filmi ishte shfaqur premierë në Festivalin e Filmit në Berlin, gjatë shkurtit – të njëjtën javë kur producenti i filmit Weinstein ishte shpallur fajtor për përdhunim.
“Është pak të thuhet se filmi është posaçërisht për Weinstein”, ka shpjeguar Green. “Është për keqardhje të thuhet kështu, ngase tash ai është në burg, e njerëzit do të thoshin: ‘Oh problemi është zgjidhur tani, le të ecim përpara’”. “Por, problemi është edhe më i madh se kaq dhe kjo është ajo që filmi është munduar ta ekspozojë gjithë kohën. Është për sistemin dhe strukturat që faktikisht i mbajnë gratë larg pushtetit”. “Po vëzhgoja se në çfarë mjedise të punës specifikisht po mbështetet një predator – sa gra janë në pozicione udhëheqëse, si trajtohet stafi dhe sa toksike janë vendet e punës”.
Nga gratë për gratë
Green, e cila ka realizuar intervista anonime përbrenda kompanisë për hulumtimin e saj, ka thënë se dëshira e saj për ta bërë një film të këtillë i lindi kur e çoi një film të mëparshëm të sajin në një festival.
Edhe
Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër
“E kuptova se nuk isha marrë seriozisht nga disa njerëz aty, ata më pyesnin se cili nga producentët burra ishin në krye të projektit. Pyetesha nëse do të vlerësohesha pa marrë parasysh sa shumë punoja dhe fillova t’i eksploroja strukturat e pushtetit dhe gratë që liheshin anash nga ata”.
Regjisorja shton se kishte përjetuar gjëra që ishin të tmerrshme në festivalet e filmave, duke shtuar se “disa nga shoqet e mia kishin përvoja edhe më të rënda, që ishin goxha të frikshme”. “Në këtë film e gjeta mënyrën si ta hulumtoja këtë gjë. Nëse i lejojmë njerëzit t’ia hedhin paq me mjediset toksike të punës dhe me sjellje të hijshme seksuale, si mund të sigurohemi që ata nuk do të vazhdojnë njësoj?”. “The Assistant” nuk është i vetmi film i bërë nga gratë që ka origjinë nga fryma e lëvizjes #MeToo.
“Misbehaviour” e Philippa Lowthorpe, e publikuar gjatë muajit të kaluar, eksploron protestat dhe stereotipat gjinorë në garën “Miss World” të vitit 1970, në Londër. “A promising Young Woman”, në të cilin luan Carey Mulligan, e kthen vëmendjen te sulmet seksuale në kampuset e kolegjeve.
Filmi i shpërblyer i Eliza Hittmanit, “Never Rarely Sometimes Always”, shpalos udhëtimin fiktiv të një adoleshenteje nga Pennsylvania rurale në New York për një abort, pasi që ky shërbim nuk është i qasshëm në vendin e saj. E shtatzënia e saj del të jetë rezultat i një abuzimi seksual.
Edhe
Sydney Sweeney: Dua të bëj filma që shpëtojnë jetë
“Megjithatë, nuk ishte një film i lehtë për t’u bërë dhe për t’u financuar, përkundër mbështetjes së kohëve të fundit për historitë e grave përbrenda industrisë”, ka thënë producentja e filmit “Never Rarely”, Sara Murphy. “Por, duket se ka ardhur momenti i duhur për ta goditur audiencën. Mendoj se ky film është i rëndësishëm, jo vetëm pse u flet shumë grave që kanë pasur përjetime të tilla, por se do të depërtojë akoma më larg, te një audiencë më konservatore, jashtë debatit politik për abortin”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.