Pushimi sezonal veror i ka shërbyer tenorit të njohur kosovar që të bëhet gati për maratonën e dytë koncertale të këtij viti.
Riad Ymeri - i cili po vazhdon karrierën në New York - rrugëtimin që e nisi në fillim të këtij viti nëpër skena të mëdha të skenës së muzikës klasike në ShBA, do ta vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pas sukseseve dhe ngjitjeve në skenat e mëdha si “Music Hall at Snug Harbor” e deri te “Carnegie Hall”, Ymeri gjatë muajit shtator do të rikthehet në skenë me koncertin, i cili është bashkëpunim me “Asian Cultural Symphony” në “Lincoln Center”, më saktësisht do të debutojë në sallën prestigjioze ‘Alice Tully Hall’.
Pas vlerësimeve dhe kritikave pozitive që ka marrë në koncertet e kaluara, ai thotë se ka marrë shtytje më të madhe që të vazhdojë të punojë edhe më tej. Tre muajt e ardhshëm e presin katër paraqitje.
Pas asaj në “Lincoln Center”, do të rikthehet të bashkëpunojë me “Camerata Orchestra NY” për realizimin e një ndër veprave më të njohura: Simfoninë e 9-të të Beethovenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Carnegie Hall”, në mesin e skenave të radhës për tenorin Riad Ymeri
-
Tenori kosovar me “La Bohème” në skenën e New Yorkut
-
Tenori Riad Ymeri shkëlqen në ,,Triumfi i muzikës” në New York
-
Tenori kosovar në New York debuton si Macduffi i “Macbethit”
-
“Carmeni” në prapaskenë drejt kulmimit si spektakël madhor e sfidues