Prej fundit të viteve ‘50, pionierët e filmit të valës së re franceze që njihet si “French New Wave”, Jean-Luc Godard, François Truffaut, Jacques Rivette, Eric Rohmer, Claude Chabrol, Alain Resnais dhe Agnesa Varda – regjisorja e vetme e kësaj lëvizjeje – realizuan filma të cilët i kanë shkundur Francën, Evropën dhe botën.
“Nouvelle Vague” nuk ka qenë vetëm inovacion, por udhëhoqi rimëkëmbjen kinematografike që influencoi regjisorët në mbarë botën, shkruan Koha Ditore.
Filmat u paraprinë lëvizjeve të protestave, revolucioneve të studentëve dhe përmbysjen që shënoi vitin 1968, për gati një dekadë.
Filmi “Breathless” i Godardit i vitit 1959 përshkroi rininë që ua kthenin shpinën prindërve dhe idealeve të së kaluarës, të cilët rebeloheshin kundër autoritetit dhe shumë shpejt nxitën ndryshimin e ideve për seksualitetin dhe rolin e gruas në shoqëri... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)