Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës tash dy vjet mbetet pezull

Kanë kaluar më shumë se dy vjet prej kur Ministria e Kulturës ka lidhur kontratë me një kompani për restaurimin dhe konservimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Po ashtu, në mars të këtij viti janë mbushur po aq vite prej se shtëpia-monument që gjendet në qendër të Mitrovicës ishte përfshirë nga zjarri. E në korrik të vitit të kaluar Komuna e Mitrovicës kishte kërkuar nga zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë që të “rrënojnë (sanojnë)” objektin për shkak të rrezikut që paraqiste, shkruan sot Koha Ditore.

Pavarësisht këtyre, institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka bërë asnjë hap konkret për restaurimin dhe konservimin e shtëpisë së ndërtuar në vitin 1930 që gjendet në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Me buxhetin e sivjetmë nuk është paraparë buxhet për këtë ndërhyrje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.