Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Regjisori Zymberi optimist për funksionalizimin e Teatrit të Gjilanit

Gjilan, 4 maj – Odiseja trevjeçare e zgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit ka marrë fund. Regjisori Erson Zymberi edhe zyrtarisht është emëruar në këtë pozitë. Kjo është finalja e një procesi të zvarritur, i shoqëruar me konkurse, anulime konkursesh, protesta e akuza për ndërhyrje politike.

Zymberi e ka të qartë se e presin sfida të shumta, por është optimist se do t’ia dalë. Do të përballet me problemet të cilat janë akumuluar ndër vite, siç janë mungesa e buxhetit, ngase institucioni që do të drejtojë të hyrat i merr në bazë të subvencioneve të cilat ndahen nga organet komunale të Gjilanit, dhe probleme të tjera të funksionimit, të cilat lidhen me këtë institucion. Vonesa e pagave të aktorëve është njëri prej tyre, i cili në të kaluarën ka nxitur edhe protesta të komunitetit artistik. Ende nuk ka zgjidhje për këtë çështje.

Zymberi synon ta funksionalizojë Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe tashmë ka një plan për këtë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Artikuj të ngjashëm