Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Regjisori Rizvanolli rrëfen për filmin e papërfunduar

Para dy dekadash ai po tentonte ta finalizonte filmin e tij të parë të gjatë, në të cilin etablohej situata e rëndë socio-politike në Prishtinën e vitit 1998.

Nga një fotografi e botuar në të përditshmen “Koha Ditore”, ishte frymëzuar që ta shkruante skenarin e filmit “Frizerat”, ku paraqitej persekutimi i shqiptarëve nga dhuna e organeve të sigurisë së Serbisë, raporton “Express” i KTV-së.

Regjisori Edon Rizvanolli ka prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale sekuenca nga ky film i tij, që nuk pati fatin të realizohej për t’u shfaqur para publikut.

Rizvanolli për emisionin “Express” shpalosi detaje të projektit filmik, i cili i takon zhanrit komedi e zezë dhe luajnë aktorët: Luan Jaha, Armond Morina, Vedat Haxhiislami, Nëntor Fetiu dhe disa të tjerë.

Në filmin “Frizerat”, që ka mbetur në arkiv, shfaqet bashkëjetesa e detyruar e një floktari shqiptar dhe serb që i kishin dyqanet pranë njëri-tjetrit.

Regjisori nga Prishtina konsideron që ky projekt filmik ka potencial për t’u finalizuar.

Anëtari i Akademisë Evropiane të Filmit aktualisht është duke qëndruar në Mal të Zi, në të cilin është i angazhuar për të luajtur rolin kryesor në filmin “Nderi”.

Regjisori Edon Rizvanolli, aktualisht është duke punuar në dy filma të gjatë artistikë, si dhe në një serial ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm