Prishtinë, 8 tetor – Tash e tetë vjet kryeqyteti një herë në vit bëhet qendër ku mblidhen disenjatorë grafikë nga vende të ndryshme të botës. Kosova si një vend provincial, siç e quan Bardh Haliti, drejtor i konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik “REDO”, këtë vit ka qenë nikoqire e rreth 200 pjesëmarrësve nga vendi dhe Evropa. Për tri ditë me radhë “REDO” ofroi një program të larmishëm. Të dielën e përfundoi edicionin e tetë.
Bardh Haliti ka thënë se çdo vit e më shumë po rritet edhe interesimi i të rinjve kosovarë për këtë konferencë. Sipas tij, kjo është shenjë që ka përmirësime dhe ecje përpara edhe në fushën e dizajnit grafik.
Një shembull i influencave të jashtme dhe daljes jashtë Kosovës, në këtë mes mund të jetë fotografi i njohur Blerim Racaj, i cili jeton në Londër. Hapja drejt frymëve të reja artistike, njohja me stile të fotografëve botërorë, do t’ia ndryshonin Racajt perceptimin që kishte. Duke e parë fotografinë si formë e përshtatjes me jetën e re që nisi në Londër në mesin e viteve ‘90, ai krijoi një stil të vetin. Ai ende jeton në Angli, por lidhja e tij me vendin është e madhe. Shumica e projekteve të tij fotografike lidhen me Kosovën (gjerësisht, sot bë “Kohën Ditore”).
-
Osloja shndërrohet në galeri shumëngjyrëshe të grafiteve
-
Arkitektura përballë pyetjes së përhershme nëse mund ta shpëtojë botën
-
Panairi – kontrasti midis adhurimit të librit dhe festës që venitet
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte
-
Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim