Kulturë

“Red Hot Chili Peppers” shkundin Piramidat e Gizës

“Red Hot Chili Peppers” kanë performuar të premten në Piramidat e Gizës në Egjipt në një paraqitje të cilën e kanë sjellë direkt përmes “livestream-it”. Më herët gjatë javës, ata e paralajmëruan performancën në një nga mrekullitë antike botërore, shkruan sot Koha Ditore.

“Para çdo vendi të ri trupi im vërshon nga ngazëllimi, një dëshirë e zjarrtë për një mister të ri shpaloset, një magjepsje me një kulturë të re, mundësia e miqve të rinj, shijimi i ushqimit të ri, nuhatja e shijeve të reja, absorbimi i ritmeve të reja”, pati thënë Flea, basisti i bendit.

Performancën e grupit te Piramidat e Gizës e ndoqën më shumë se 10 mijë persona, dhe shumë e shumë të tjerë përmes videolinkut në YouTube.

Bendi e nisi performancën me këngën “Can't Stop” nga albumi i vitit 2002 “By The Way” e që u pasua nga “Californication”, “Dark Necessities” e hite tjera, raporton “Reuters”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)