Koncerti i ardhshëm i “Red Hot Chili Peppers” në Piramidat e Gizës do të streamohet live për adhuruesit.
Bendi do të paraqitet në lokacionin e famshëm për një koncert të premten – të parin e serisë në Egjipt – ndërsa koncerti do të streamohet në të gjithë botën.
Flea dhe shokët e tij të bendit do t’i bashkohen Jean-Michel Jarre, Sting, Mariah Carey, Shakira dhe Frank Sinatrës në mesin e atyre që kanë performuar në hijen e Piramidave, dhe basisti mezi po pret të performojë në koncert.
"Para çdo vendi të ri trupi im vërshohet nga ngazëllimi, një dëshirë e zjarrtë për një mister të ri shpaloset, një magjepsje me një kulturë të re, mundësia e miqve të rinj, shijimi i ushqimit të ri, nuhatja e shijeve të reja, absorbimi i ritmeve të reja", thotë ai në deklaratë, përcjell KOHA Ditore.
"Po ndodh përsëri tani. Zemra ime është e mbushur me gëzim në vigjilje të performimit në Egjipt. Jam shumë mirënjohës dhe i përulur për përvojën që po afrohet.
"Piramidat, është e pabesueshme! E shfrytëzuam rastin... Gjithmonë kam qenë i magjepsur nga Egjipti dhe ky rajon i botës, dhe jam shumë i ngazëllyer që do të shkoj".
-
“Red Hot Chili Peppers” shkundin Piramidat e Gizës
-
Red Hot Chili Peppers elektrizojnë Piramidat e Gizës
-
Shakira rikthehet për koncert te Piramidat e Gizës pas gati 20 vjetësh
-
Snoop Dogg, Billie Eilish e Red Hot Chilli Peppers pritet të performojnë në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike
-
Piramidat mbyllen për vizitorë, shkaku i dasmës