Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Radioja do të mbijetojë

Mentor Mripa u lind në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka mbaruar në Prizren e Pejë. Ka marrë pjesë dhe ka fituar disa shpërblime në orë letrare e muzikore.

Para luftës ka marrë pjesë në festivalet: ”Zambaku i Prizrenit”, “Akordet e Kosovës”, “Kënga jonë”, “Komeditë shqiptare Presheva ‘94”. Është shpërblyer për muzikën, pastaj si aktori i parë i verbër shqiptar për rolin në filmin “Një pallto për babain tim në burg”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas luftës ka fituar tri herë çmimin e publikut “Zambaku i Prizrenit”. Nga ky festival është shpërblyer me mirënjohje për kontribut, teksa një këngë e tij ka hyrë në antologjinë e “Zambakut të Prizrenit” në 30-vjetorin e tij. Ka fituar çmimin e publikut në festivalin “Lyra fest” në Gjakovë. Ka realizuar tri albume dhe shtatë videoklipe. Aktualisht punon në Radio Kosovë

Mripa është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Mitrovica është vendlindja ime, e bukur dhe e plagosur njëkohësisht. Mendoj se këndoj, sepse shumica e Mitrovicës është muzikale. Ka shumë zemër, si dhe priti e përcolli shumë kultura që u rritën e u ngritën në këtë qytet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)