Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Qyteti i Korçës pushtohet nga skulpturat

Është koha kur Korça rijetëzohet nga skulpturat. Sepse për të tetin vit radhazi ky qytet përjeton atë që nuk e gjen në asnjë vend tjetër të Shqipërisë.

Ndryshe nga edicionet e shkuara, ky edicion është pagëzuar me emrin “Simpoziumi i skulpturave”, sepse përtej një festivali të artit vizual, në Korçë janë bërë bashkë artistë të huaj e shqiptarë, arkitektë e kuratorë, për të menduar pak më gjatë mbi atë që meriton natyra. Siç transmeton KultPlus, e veçanta tjetër e këtij simpoziumi është se të gjithë skulptorët vijnë nga Europa e Azia e largët. Mbresa të jashtëzakonshme ka krijuar edhe Xhena Li, skulptorja nga Koreja e Veriut që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri më tani në parkun e qytetit janë 50 skulptura nga artistët pjesëmarrës që ashtu sikurse edhe arkitektët do të qëndrojnë 12 ditë në Korçë, për të parë mundësinë e integrimit të këtyre skulpturave edhe në parqe të tjera të vendit.