Emisioni “Express” sot i dedikohet poetit Ali Podrimja.
Kujtime për poetin që u gjet i vdekur në 21 korrikun e vitit 2012, vijnë të përmbledhura në pjesën qëndrore të emisionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe shkrimtarin Ibrahim Kadriu, në studio do të kujtohet trashëgimia letrare e Podrimjes, në ditën që shënon tetë vite pa të.
Shkrimtarja Naime Beqiraj, e cila ishte mike e afërt e Podrimjes, ndan momente të veçanta me poetin.
Në një lidhje direkte nga Franca, poeti Ndriçim Ademaj, rrëfen për festivalin “Zërat e Mesdheut” dhe mënyrën sesi Podrimja u nderua me pllakë përkujtimore në qytetin Lodeve.
Poezia dhe muzika po ashtu janë pjesë e kujtimit për Podrimjen. Gjatë emisionit, Podrimja do të nderohet edhe me dy këngë, tekstet e të cilave bazohen në poezitë e tij.
Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodeve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë. Ai u lind më 28 gusht të vitit 1942 në Gjakovë dhe trashëgimia e tij letrare përfshin dhjetëra vëllime me poezi. Ai bëri emër edhe në skenën ndërkombëtare.