Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

QKK hap konkursin për projekte filmike 2017

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetje të projekteve filmike për vitin 2017.

Këtë vit hapen gjithsej 9 konkurse: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 mars 2017. Aplikimi bëhet në webfaqen e QKK-së.

Njëkohësisht hapet edhe njoftimi për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur deri më datën 24 mars 2017.

Për më shumë informata rreth konkursit vizitoni www.qkk-rks.com