Me datën 31 mars 2017 është mbyllur aplikimi për projekte filmike. Nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) bëjnë të ditur se kanë aplikuar 49 projekte në kategori të ndryshme.
Në konkursin e filmit të metrazhit të gjatë artistik kanë aplikuar 12 projekte filmike, 9 projekte në koproduksion minor, 4 projekte në konkursin për film të metrazhit të gjatë artistik – debutantë, ndërsa 4 projekte në film të metrazhit të gjatë dokumentar. 13 projekte kanë aplikuar në film të metrazhit të shkurtër artistik, 2 projekte kanë aplikuar për film të animuar të shkurtër dhe 5 në zhvillim skenari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj jave komisioni i formuar nga QKK do të shqyrtojë të gjitha projektet aplikuese për të verifikuar se a i plotësojnë kriteret në bazë të konkursit, ndërsa juria vlerësuese themelohet në fund të muajit prill dhe vendimet finale pritet të merren në fillim të muajit qershor.
Buxheti i QKK-së i ndarë nga MKRS për këtë vit është 760 mijë euro, mirëpo pritet të rritet me rishikim nga ana e Qeverisë së Kosovës.