Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Qilimi i Apolonisë”, një mozaik i rrallë

“Qilimi i Apolonisë” është një mrekulli që nuk duhet mbajtur e fshehur, deklaroi ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

Ajo u shpreh se specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorisë Rajonale të Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar po punojnë për hartimin e projektit për ndërhyrjen konservuese dhe ekspozuese të tij.

“Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar “fsheh” një nga pasuritë më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore. Bëhet fjalë për “Qilimin e Apolonisë”, këtij mozaiku të rrallë, i cili duhet të jetë i vizitueshëm për publikun”, theksoi Margariti.

“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorisë Rajonale të Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar po punojnë për evidentimin e patologjive dhe hartimin e projektit për ndërhyrjen konservuese dhe ekspozuese të tij”, u shpreh Margariti. /ATSH

Artikuj të ngjashëm