Stafet e klubeve të natës të prekur nga vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbylljen e tyre dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00 kanë dalë në protestë për të dytën ditë me radhë, ku kërkojnë anulimin e këtij vendimi. Kanë paralajmëruar që do të vijojnë protestat e tyre deri në heqjen e këtij akti normativ. Ndërkohë që Policia e Tiranës ka proceduar 12 persona pas protestës së mbrëmjes së të hënës të artistëve para Kryeministrisë. Ata akuzohen për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ashtu sikurse të hënën, edhe në mesditën e së martës, pronarë të lokaleve të natës, këngëtarë e instrumentistë u përpoqën të mblidheshin përpara Kryeministrisë për të protestuar, pasi me këtë vendim ata shprehen se po rrënohen ekonomikisht. Në rast se hapen, atëherë mund të gjobiten me rreth 24 mijë euro. Gjithsesi ata nuk janë lejuar nga policia, pasi për shkak të pandemisë, protestat dhe grumbullimet nuk lejohen, ndërkohë që protestuesit janë vendosur në parkun “Rinia”.
Kantautori i njohur, Elton Deda, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të reflektojë për të shfuqizuar aktin normativ që mbylli lokalet e natës dhe diskotekat.
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
-
Gastronomët protestojnë para Qeverisë, kundërshtojnë masat anti-COVID
-
Gastronomët i kundërshtojnë masat me protesta, Qeveria i quan të nevojshme
-
Me koncert, klubet e natës dhe estrada kërkojnë hapjen e bizneseve
-
12 të shoqëruar në polici nga protesta kundër ndalimit të jetës së natës në Tiranë