Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

12 të shoqëruar në polici nga protesta kundër ndalimit të jetës së natës në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi paraditen e së martës për shoqërimin në komisariate të 12 personave, të cilët akuzohen për “organizim tubimi të paligjshëm” dhe “pengim të qarkullimit të automjeteve”.

Dhjetëra sipërmarrës dhe artistë protestuan mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër vendimit të qeverisë që mbyll klubet e natës dhe ndalon muzikën në bare e restorante pas orës 20:00.

Gjatë protestës policia ndërhyri duke e shpërndarë atë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia pretendoi se protesta ishte organizuar pa u marrë leje autoriteteve.

Legjislacioni shqiptar nuk parashikon ndonjë procedurë marrje leje, por vetëm njoftim paraprak për organizim tubimesh. Ndërkohë në gjendjen e pandemisë së COVID-19, qeveria ka ndaluar çdo grumbullim për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Autoritetet apeluan sërish për respektimin e masave si mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe që “shqetësimet që kanë t’ia adresojnë institucioneve.